Ish ndihmësi i Trump, në gjyq për ndërhyrjen ruse në zgjedhje

Paul Manafort do të bëhet i pari ndihmës i Donald Trump, që do të dalë para gjykatës, për t’i përballur me një sërë akuzash të ngritura ndaj tij.

Ish menaxheri i fushatës së presidentit amerikan akuzohet për mashtrim bankar dhe evazion fiskal, por në gjyq mund të dalin çështje edhe më të rëndësishme.

Manafort është përfshirë edhe në hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, ndërsa përballja me gjykatësit mund të nxjerrë të reja të rëndësishme në këtë fron.

Paul Manafort ka marrë pjesë në një takim me rusët, në qershor të 2016-ës, prej të cilëve ka marrë informacione të rëndësishme, që do të dëmtonin imazhin e Hillary Clintonit.

Ky moment është një pikë mjaft e rëndësishme në bllokun hetimor të prokurorit Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhje./tch