Ish-presidenti francez Sarkozy sërish në gjyq, akuzohet për financim të paligjshëm të fushatës

PARIS, FRANCE - NOVEMBER 26: Former French President Nicolas Sarkozy leaves court after the second day of his trial for corruption and influence-peddling on November 26, 2020 in Paris, France. When Mr. Sarkozy first appeared in court on Monday, on charges of corruption and influence-peddling, he became the first French president in modern times to appear in the dock. Prosecutors allege he and a codefendant tried to bribe a magistrate in relation to a separate investigation into his party finances. The trial is scheduled to run until December 10th. (Photo by Kiran Ridley/Getty Images)

Ish-presidenti i Francez, Nicolas Sarkozy po gjykohet ka dalë sërish në gjyq dhe këtë radhë për financim të paligjshëm të fushatës së tij të rizgjedhjes në 2012.

Sarkozy, së bashku me 13 të pandehur të tjerë është i akuzuar për përfshirjen e tyre në të ashtuquajturin skandal “Bygmalion”.

Gjyqi ndaj Sarkozy do të duhej të fillonte në mars, por është shtyrë për shkak se një nga avokatët u sëmur me Covid-19.

Prokurorët pretendojnë se partia e Sarkozy ka shpenzuar dyfishin e parave për tubimet në fushatë, me një shumë prej rreth 22, 5 milion €, dhe për të fshehur kostot dyshohet se partia e tij për të mbuluar përfshirjen punësoi një firmë marketingu.

Nga ana tjetër Sarkzoy, i ka mohuar akuzat, por nëse ai shpallet fajtor, do të përballet me një vit burg dhe deri në 3, 750 € gjobë.

Sarkozy, shërbeu si president i Francës nga viti 2005 në 2012 dhe gjatë qëndrimit të tij në zyrë ai miratoi politika të ashpra anti-imigracion dhe u përpoq të reformonte ekonominë e Francës gjatë një presidence të lënë në hije nga kriza financiare globale. /abcnews