Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell ndërron jetë nga COVID-19

Colin Powell

Siç raporton rrjeti mediatik “CNN”, familja e tij e njoftoi vdekjen e 84-vjeçarit Powell përmes medias sociale.

“Ish-sekretari amerikan i Shtetit dhe ish-shefi i Shtabit, gjenerali Colin L. Powell, vdiq këtë mëngjes si pasojë e komplikimeve nga COVID-19. Ne humbëm një bashkëshort, baba dhe gjysh të mrekullueshëm e të dashur dhe një amerikan të madh”, shkroi familja e tij në një postim në “Facebook”.

Familja theksoi gjithashtu se Powell kishte marrë dy doza vaksine kundër llojit të ri të koronavirusit.

I lindur më 5 prill 1937, në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Colin Powell u emërua sekretar 65. i Shtetit më 20 janar 2001. Ai e drejtoi diplomacinë amerikane deri më 26 janar 2005.

Powell ishte i pari afroamerikan që mbajti postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, para se të bëhej kryediplomat nën presidencën republikane të George W. Bush.