Ish-sekretarja amerikane, Medeleine Albright, vjen në Kosovë më 12 qershor

Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së..

E në këtë përvjetor në vendin tonë do të vijë  edhe ish- sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

Ajo do të mbajë një fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, i cili do të mbahet të mërkurën me fillin nga ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu”.

“Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme”

“Ish- Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë. Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në tubimin qendror, dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të falënderuar Sekretaren Albright për kontributin e saj të vazhdueshëm për paqe dhe liri në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e këshillit organizativ për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.