Ish-zëvendëskomandanti i UÇK-së: Në listën e veteranëve identifikova 4701 mashtrues

Ish-zëvendëskomandanti i Brigadës 128 të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, Avdi Ibrahimi, pranon se lista e veteranëve është fryrë dhe manipuluar. Thotë se ka individ që e kanë blerë statusin e veteranit.

“Më kohë e kam ngritur zërin dhe kam shkruar publikisht për dukurit negative që janë bërë në emër të UÇK-së nga individ të caktuar”, tregon ai.

Ibrahimi e çmon punën Prokurorisë që po heton fryrjen e listave të veteranëve luftëtarë të UÇK-së.

“Por, Prokuroria nuk duhet të merret me shpifësit apo dëshmitarë që nuk bazohen në dokumente e fakte kur të bëjnë denoncimet në Prokurori”.

“Lexova shumë emra në listat e publikuara për 20 000 mijë veteranë mashtrues sipas Prokurorisë, por që u publikuan nga mediat e shkruara elektronike. Nga Zona Operative e Pashtrikut ishin hiq më pak se 4701 mashtrues!”

“Për ironi hasa në disa veteran të vërtet që ishin publikuar si mashtrues, por indinjata ime është se ata veteranë të vërtetë ishin nga Brigada 128 e UÇK-së nga ZOP, brigadë kjo që është drejtuar nga komandant, Ruzhdi Saramati, i cili me stafin e tij komandues ka bërë verifikimin e veteranëve të UÇK-së”.

Ibrahimi tregon se në fillim si zëvendëskomandant i Brigadës, ishte përfshirë në verifikimin e veteranëve.

“Në fillim si zv. komandant i kësaj brigade, isha i përfshirë edhe unë me Shefin e Brigadës Elmi Bytyçin. Ndodhen vetëm dy takime konsultative në fshatin Zhur, dhe me sa mbaj mend verifikuam afërsisht 100 veteranë, luftëtarë të UÇK-së, ngase në mbledhjen e tretë unë Avdi Ibrahimi dhe Elmi Bytyçi patëm një zënkë rreth verifikimit të statusit të veteraneve, dhe nga ky moment unë më nuk kam qenë pjesë e verifikimit dhe s’kam pasur më njohuri se kush ka aplikuar dhe kush është pranuar nga Komisioni qeveritar dhe i është dhënë Statusi: dëshmor, invalid, veteran, pjesëtar, dhe pjesëmarrës i UÇK-së”.

“Në kuadër të komisionit verifikues të Brigades 128-të kam marrë pjesë dy here në Komisionin qeveritar në Prishtinë, por atyre dy takimeve verifikoheshin veteranët e Operacionit “Shigjeta” të drejtimeve taktike 1,2,4 dhe TF-at tjerë, por për habinë time nga Brigada 128, më sa mbaj mend 3 apo 4 emra u lexuan nga aplikacionet e dorëzuara për verifikim”.

“Të mirëkuptohemi këtu se kam fjalën të arsyetohem para publikut dhe atyre që më njohin por dua ta them vetëm të vërtetën”.

Ish-zëvendëskomandanti i Brigadës 128 të UÇK-së Zonës Operative të Pashtrikut, Avdi Ibrahimi, shpreson se listat e veteranëve do të pastrohen nga organet e drejtësisë.

“Shpresoj se gabimet e tilla të njollosjes së veteranëve të vërtetë, Prokuroria duhet t’i përmirësojë me urgjencë”.

“Kemi ndier keqardhje për të gjithë ata që kanë pranuar të futen në listën e dëshmorëve, invalidëve, veteraneve, pjesëtarëve e pjesëmarrësve të UÇK-së, pa asfare meritë që kanë marrë statuset e UÇK-së, qoftë duke e blerë statusin e veteranit, qoftë duke abuzuar ndonjë nga komandantët që kanë nënshkruar statuset e tyre, Prokuroria t’i hetoj rastet e tilla”.

“Njëherësh, le t’i rëndojë ndërgjegjja të gjithë ata që kanë mundësuar të pamerituarve të jenë pjesë e të lavdishmes të UÇK-së”.

“Ata kanë pranuar turpin të jenë falsifikuesit e vjedhësit e historisë sonë kombëtare…!”

Ibrahimi premton se nuk do të ndalet në ngritjen e zërit kundër dukurive negative.

“Kam ngritur zërin e do ta ngriti pa u ndalur kundër atyre dukurive shpifëse e provokative të atyre njerëzve që s’kanë dhënë kontribut në kuadër të luftës çlirimtare të UÇK-së e për të mirën e atdheut, por, që sot pas çlirimit gjurmojnë vetëm njollat e luftës çlirimtare, dhe shpifin e njollosin luftën e pastër të UÇK-së”, transmeton PrizrenPress.

Më poshtë po shënoj disa nga emrat e veteran/e të vërtetë të brigades 128 të UÇK-së që janë publikuar si mashtrues sipas listës së Prokurorisë!
4406. Ramize Xhavit Sinanaj, e lindur më 10.10.1980. në Shkoz – Prizren.
4517. Kreshnik Ruzhdi Saramati, I lindur më 29.06.1979. në Dobrusht – Prizren
4521. Antigona Sahit Gashi, e lindurmë 19.02. në Mitrovic.
4536. Valbon Ibrahim Çollaku, i lindur më 09.08.1968 në Prizren.
4581. Nexhmije Jetush Hajdari, e lindur më 11.12.1976 në Delloc – Suharekë
4582. Hikmete Ahmet Shala, e lindur më 30.11.1979 në Mushtisht – Suharekë. Ka qenë intendante në kuadër të brigades.
4640. Hazir Haxhi Saramati, i lindur më 04.08.1959 në Prizren.
4654. Agron Fehmi Axhami, i lindur më 26.02.1963 në Shtiqën – Kukës. Në shtabin e brigades ka qenë (Shehf i ndërlidhjës).
4656. Hajdin Imet Xhahaj, i lindur më 20.02.1973. në Petrovë – Prizren. Në shtabin e brigades ka qenë (Shef i logjistikës).
4685. Avni Beqir Ibrahimi, i lindur më 01.03.1975 në Krushë e Vogël – Prizren
4692. Salih Ali vezaj, i lindur, i lindur 16.10.1980në Muradem – Prizren. Etj…