“Agjëruesi e zë veten e tij me dhikër, e jo duke parë televizor. E zë veten e tij me namaz, e në veçanti namaz nate, me lexim Kur’ani dhe meditim të kuptimeve të tij, e jo me kërcime apo duke parë e dëgjuar këngëtare gjysmëlakuriq!
Ramazani gjithmonë ka qenë muaj betejash, luftërash dhe martirizim në rrugën e Allahut.
Beteja e Bedrit ka qenë në Ramazan… siç ka qenë edhe lufta me tatarët në Ramazan. Lufta ndaj kryqëzatave ka qenë në Ramazan… lufta ndaj Izraelit ka qenë në Ramazan.
Ky është agjërimi i lartë, e jo kotësia… as gjumë tërë ditën e zgjuar tërë natën duke parë televizor! As dembelizëm mëngjesi duke shkuar në punë… e as nervozizëm apo irritim me njerëzit. Allahu është krejt i panevojshëm për një agjërim të tillë, bile ia kthen mbrapsht atij njeriu e nuk ia pranon, dhe kështu nuk fiton prej tij, veçse uri dhe etje.
Agjërimi është mbizotërim i trupit për t’u përpjekur drejt Allahut me punën e mirë, me fjalën e bukur dhe me adhurimin e vërtetë.
Pyet veten, se çfarë fati ke prej gjithë kësaj në Ramazan dhe do ta mësosh se deri ku të shkon ty përgëzimi i dispozitës së Ramazanit!”
_________________
Dr. Mustafa Mahmud, nga libri “Islami, çfarë është ai?”
Hoxhë Lavdrim Hamja








