Islomophobia Awards – Ja kush i fitoi çmimet

Për të treguar se sa është në rritje islamofobia, një organizatë joqeveritare në Londër ka ndarë çmime me satirë. Ajo ju dha çmimet më të larta personave të cilët sipas tyre janë duke prirë në të qenit islamofob.

Bëhet fjalë për një manifestim që tashmë disa vite e organizon organizata joqeveritare e Komisionit për të drejta të njeriut, që lufton kundër retorikës anti-islame dhe islamofobe.

Çmimi i parë iu dha presidentes se Mianmarit, vend ky që nën udhëheqjen e kësaj gruaje këtë vit masakroi me shume se 5000 musliman, dhe dëboi nga shtëpitë e tyre me shumë se 1 milion vetëm në tre muajt e fundit, është fjala për Aung San Suu Kyi.

Kyi fitoi në konkurrencën ku ishin të nominuar edhe presidenti amerikan Donald Trump, kryetarja e Frontit Nacional radikal francez, Marine Le Pen dhe kreu i radikalëve holandezë nga Partia e Lirisë, Geert Wilders.

Si islamofob më i mirë në skenën politike në Britani të Madhe është zgjedhur radikali dhe aktivisti Tommy Robinson, ndërsa ishin të nominuar edhe kolumnistja Katie Hopkins, ish-lideri i partisë radikale, Nigel Farage, dhe Anne Marie Eaters dhe shefi i diplomacisë britanike, Boris Johnson.

Në kategorinë e protagonistit më të madh të islamofobisë mes mediave, vendi i parë i takoi Fox News, ndërsa u nominuan edhe gazetat “The Daily Mail“ dhe “The Sun“.

Të dhënat zyrtare statistikore të institucioneve britanike tregojnë për rritjen e shkallës së veprave penale të kryera në bazë të urrejtjes ndaj Islamit, veçmas ky problem është intensifikuar pas sulmeve terroriste në Londër dhe Mançester. Në Britani të Madhe jetojnë rreth tre milionë muslimanë, që është rreth pesë për qind e popullatës së përgjithshme britanike.