Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Itali, afër 26 mijë të vdekur nga COVID-19

Itali, afër 26 mijë të vdekur nga COVID-19

Italia sot konfirmoi 420 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 25.969, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të Departamentit të Mbrojtjes Civile të Italisë, numri i rasteve aktive ka vazhduar trendin e rënies që filloi në fillim të javës, duke rënë në 106.527.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve deri më tani ka arritur në 192.973, ndërsa me 2.922 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i personave që e kanë mposhtur sëmundjen në Itali ka shkuar në 60.498.

Sipas Mbrojtjes Civile, edhe sot ka vazhduar rënia e numrit të pacientëve që po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 2.267 pacientë sa kishte dje, shifra e të infektuarve në këto reparte ka rënë në 2.173.

Sipas të dhënave, deri më tani në Itali janë kryer 1.642.356 teste.

Ndërkohë, ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, tha se traektorja në vend ka filluar të bie.

Edhe Silvio Brusaferro, kryetari i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, deklaroi se situata në vend po tregon përmirësime në aspektin epidemiologjik.