Italia aprovon draftin e ri ligjor mbi emigracionin: 30 vite burg për skafistët e kuota hyrëse

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mblodhi qeverinë këtë pasdite në komunën e Kutros në provincën e Krotones në Kalabri, në brigjet e së cilës pak ditë më parë ndodhi tragjedia e mbytjes së anijes me emigrantë, me 72 viktima të verifikuar e 30 të tjerë ende në kërkim nën det.

Mbledhja e kabinetit në këtë komunë të vogël kalabreze erdhi si simbol për të treguar përgjigjen e ashpër që ekzekutivi i saj kërkon t’i jap trafikantëve të qënieve njerëzore.

Në konferencën për shtyp, Giorgia Meloni deklaroi se ekzekutivi i saj ka aprovuar draftin e emigrancionit klandestin që ka si qëllim të luftojë skafistët e vdekjes që shtyjnë emigrantët në humbin jetën në tragjedi të tilla si ajo e Kutros.

Drafti i qeverisë Meloni parashkon deri nga 20 në 30 vite burg për trafikantët që shkakotojnë vdekjen jo të vullnetshme të më shumë se një emigranti dhe kuota të preferuara për hyrjen në Itali të emigrantëve nga vende që sinjalizojen me rrezik emigracioni.

“Vullneti ynë është të stabilizojmë një princip që nuk biem në duart e skafistëve, nuk pranojmë trafik skellevërish në këtë mijëvjeçarë të tretë por i luftojmë duke vendosur masa e ligje për një emigracion legjitim”, u shpreh kreu i ekzekutivit italian.

Draft ligjii ri parashikon dhe një normë të tretë në këndvështrimin juridik.

Në rastet kur anija me emigrantë është drejtuar në Itali e tragjedia verifikohet në ujërat ndërkombëtare, do të vigjilojë për skafistët e trafikantët ligj italian.

Ligji i ri mbi emigracioni ka rritur nga 2 vite në 3 vite leje qëndrimin e parë për emigrantët e rregulltë.

Gjithashtu është parashikuar një fuqizim i qëndrave e kampeve për strehim e riatdhesimin e emigrantëve në të gjithë territorin.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë zbarkuar 31 anije të vogla apo të mëdha me 1308 emigrantë.

Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp, minsitri i jashtëm Antonio Tajani, është shprehur se preokupuese është dhe rruga ballkanike ndaj të cilës qeveria italiane po i kushton vëmendje të veçantë.

“Italia, tha ai është kthyer të jetë protagoniste në këtë territor duke u ofruar si garanci mes Serbisë e Kosovës për të ofruar stabilitet në këtë zonë. Situata atje është e komplikuar e punuam fort për të arritur një zgjidhje mes këtyre dy vendeve. E po ashtu preokupun dhe rruga ballkanike në kufirin e rajonit Firuli Venezia Giulia e nesër tha ai do të jem në Bosnje Hercegovinë”, tha Tajani.

“Ligji mbi emigracionin është aprovuar me unanimitet nga qeveria italiane e synon të luftojë trafiqet, e biznesi i tyre që investohet në trafik armësh e droge”, deklaroi Ministri i Infrastrukturës Matteo Salvini. /ora