Kombëtarja e Italisë ka gjetur trajnerin e ri pas largimit të Gennaro Gattusos.
Bëhet fjalë për Silvio Baldinin, i cili merr drejtimin e seniorëve përkohësisht për ndeshjet e qershorit.
Baldini, është po ashtu trajner i U-21shave të Italisë, që nga qershori i vitit të kaluar.
Ai do të menaxhojë “Azzurët”, në ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Greqisë që luhen më 3 dhe 7 qershor.








