Në Dhomën e Ulët të Parlamentit italian ka kaluar ligji që ul numrin e ligjvënësve nga 945 në 600. Propozimi ishte bërë nga Lëvizja 5 Yjet, partia më e madhe në Itali, e cila synon të ulë shpenzimet shtetërore dhe qeveritare për të ndihmuar ekonominë.
Kryeministri Giuseppe Conte e ka konsideruar vendimin si një ditë historike për vendin, ndërsa kreu i 5 Yjeve, Luigi Di Maio tha se kjo është hera e parë që ligjvënësit votojnë për të ulur numrin e tyre në Parlament.
Me vendimin e ri numri i ligjvënësve në Dhomën e Ulët do të jetë 400 nga 630 që është aktualisht, ndërsa në Senat do të jetë 200 nga 315. Vendimi do të zbatohet pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Qeveria italiane synon që me uljen e numrit të parlamentarëve të kursejë 300 mijë euro në ditë. Shpenzimet e Parlamentit italian në një vit arrijnë në 1.5 miliardë euro./tch