Izrael – Lista e Bashkuar Arabe (Ra’am) bashkohet në qeverinë e koalicionit

Mansur Abbas

Për herë të parë në Izrael, një parti arabe do të bashkohet me qeverinë e rënë dakord të formohet nga partitë e opozitës të udhëhequr nga rivali i Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Partia “Yesh Atid” (Ardhmëria Ekziston) dhe Partia “Yamina”.

Udhëheqësi i Listës së Bashkuar Arabe (Ra’am) Mansur Abbas, një fraksion politik i krahut jugor të “Lëvizjes Islamike Palestineze 1948” themeluar nga palestinezë që janë shtetas të Izraelit dhe ka katër deputetë në Parlamentin Izraelit, është regjistruar për t’u bashkuar me tetë partitë të qeverisë së koalicionit.

Nëse qeveria merr votëbesimin, Ra’am do të jetë në qeveri.

Mansur i tha transmetuesit publik izraelit (KAN) se marrëveshja mbi formimin e një qeverie koalicioni përmban shumë artikuj, veçanërisht për përfitimin e arabëve në rajonin Negev, dhe ka ndarje të mëdha buxhetore.

Për herë të parë, një parti arabe do të bashkohet me qeverinë, tha Mansur duke shtuar se “Ishte një vendim i vështirë. Ka shumë polemika, por ne besojmë se ekziston një mundësi e mirë për formimin e një qeverie.”

Në deklaratën me shkrim të bërë nga “Ra’am” thuhet se një marrëveshje historike ishte nënshkruar në këmbim të fitimeve të mëdha nga të cilat do të përfitojnë arabët.

Ligji i parlamentit izraelit i vitit 2017, që synon përshpejtimin e prishjes së shtëpive arabe, është vendosur të ndryshohet brenda 120 ditëve, thuhet në marrëveshjen e koalicionit.

Ndër kushtet e marrëveshjes është që “Ra’am” të marrë pozicionin e kryetarit të Komitetit të Brendshëm Parlamentar dhe Komitetit të Çështjeve Arabe dhe nënkryetarit të parlamentit.

Po kështu, brenda 45 ditëve nga formimi i qeverisë, parashikohet që 3 fshatra arabe në Negev të njihen dhe fshatrat e tjerë do të njihen brenda 9 muajve. /trt