Izraeli arreston 14 palestinezë në bastisjet në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestuan 14 palestinezë në bastisjet e natës në Bregun Perëndimor të okupuar, sipas një OJQ-je, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shoqëria e të Burgosurve Palestinezë në një deklaratë tha se pesë palestinezë u arrestuan në qytetin Betlehem, tre në Kudsin Lindor, dy në Jenin, dy në Qalqilya dhe nga një në Jeriko dhe Ramallah.

Një nga të arrestuarit ishte Emad Kemamji, vëllai i Eyhem Kamamji, i cili u arratis përmes tunelit nga një burg i sigurisë së lartë në Izraelin verior javën e kaluar.

Forcat izraelite kanë kapur katër nga gjashtë të burgosurit, të cilët ikën nga burgu Gilboa më 6 shtator.

Arratisja nga burgu është cilësuar si një “fitore e madhe” nga palestinezët, ndërsa izraelitët e kanë konsideruar atë si një dështim të madh të sigurisë dhe inteligjencës. /aa