Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli bombardon një shkollë publike në jug të Libanit, pavarësisht armëpushimit

Izraeli bombardon një shkollë publike në jug të Libanit, pavarësisht armëpushimit

Ushtria izraelite shkatërroi një shkollë publike në qytetin jugor libanez Khiam, në një shkelje të re të armëpushimit të përkohshëm, raportuan sot mediat libaneze, transmeton Anadolu.

Agjencia shtetërore Kombëtare e Lajmeve tha se forcat izraelite e mbushën ndërtesën me eksploziv dhe e shpërthyen atë gjatë natës, duke e rrafshuar plotësisht strukturën.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite për incidentin.

Që nga 2 marsi, Izraeli ka ofensivë në Liban që ka vrarë rreth 2.300 njerëz, ka plagosur më shumë se 7.500 dhe ka zhvendosur mbi 1 milion, sipas autoriteteve libaneze.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të enjten armëpushim 10-ditor në Liban pas telefonatave me presidentin libanez Joseph Aoun dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.