Izraeli do të fillojë dhënien e dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19

Qeveria izraelite tha se do të fillojë dhënien e dozës së katërt të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) për personat më të rrezikuar në popullatën e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Doza do të administrohet pas miratimit nga Ministria e Shëndetësisë.

Një qendër kërkimore në Tel Aviv njoftoi më 27 dhjetor se ka filluar studimet testuese mbi efikasitetin e dozës së katërt të vaksinës.

Gjithsej 6.000 persona, përfshirë punonjësit e shëndetësisë, pritet të marrin dozën më të fundit.

Për shkak të shfaqjes së variantit të ri Omicron të virusit, Izraeli ka ndaluar hyrjen e të huajve në vend. /aa