Izraeli ka nisur sulme në Dahiyeh, një lagje në periferi të Bejrutit, menjëherë pasi ushtria izraelite njoftoi se do të godiste këtë zonë.
Sipas ushtrisë izraelite, objektiv i sulmeve janë vendndodhje nëntokësore për prodhimin e dronëve.
Para sulmeve, ushtria izraelite lëshoi urdhra për evakuim të detyruar në katër zona të Dahiyeh.
Pamjet filmike tregojnë momentet e sulmeve pak pas paralajmërimit të Izraelit.






