Izraeli ka aktivizuar sistemin e tij të mbrojtjes ajrore pasi ushtria njoftoi për zbulimin e raketave të reja në ardhje nga Irani.
Sipas një njoftimi të publikuar në Telegram, Komanda e Mbrojtjes Civile ka dërguar mesazhe paralajmëruese direkt në telefonat mobilë të qytetarëve në zonat e rrezikuara.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të futen menjëherë në hapësira të mbrojtura dhe të qëndrojnë aty deri në një njoftim të dytë.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa institucionet e sigurisë janë në gatishmëri të lartë. /mesazhi






