Izraeli mbyll një radio palestineze dhe arreston 5 gazetarë

Sipas burimeve lokale forcat ushtarake izraelite kanë mbyllur radion “Sanabel” në afat prej 3 muajsh dhe në mesin e të burgorurve gjendet edhe drejtori i përgjithshëm të kësaj radioje Ahmed Semih ed- Deravish.

Njëri nga prijësit e Lëvizjes Xhihadi Islamik Hëdër Adnan në deklaratën e dhënë për gazetarin e AA-së, mbylljen e radios në fjalë e cilësoi si “një akt piraterik kundër mediave palestineze”.

Mbyllja e radios është realizuar në koordinim me shërbimin e inteligjencës izraelite Shin Bet. Në këtë operacion janë sekuestruar pajisiet e radios dhe janë arrestuar 5 gazetarë.