Izraeli miraton ndërtimin e 2 300 banesave në kolonitë

Autoritetet izraelite miratuan ndërtimin e më shumë se 2 300 banesave në kolonitë izraelite në Cisjordani, theksoi sot një OJQ që ndjek nga afër këtë çështje të ndjeshme.

“Një komitet për planifikimin në Ministrinë izraelite të Mbrojtjes miratoi ndërtimin e këtyre banesave gjatë ditëve të fundit”, theksoi OJQ-ja “Peace Now” në një komunikatë.

“Procesi kompleks për miratimin e banesave në kolonitë ndahet në disa faza. Autoritetet izraelite kanë miratuar këto ditët e fundit 2 304 banesa, 1 466 prej të cilave kanë mbetur në fazën e parë të miratimit”, shtoi OJQ-ja.

“Drita e gjelbër për këto banesa është pjesë e një politike shkatërruese të qeverisë, qëllimi i së cilës është të pengojë mundësinë për paqe dhe një zgjidhje me dy shtete duke aneksuar një pjesë apo të gjithë Cisjordaninë”, theksoi OJQ-ja që është kundër zhvillimit të kolonive./ atsh-afp