Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli pretendon se ka shënjestruar komandantë të lartë iranianë në selinë qendrore

Izraeli pretendon se ka shënjestruar komandantë të lartë iranianë në selinë qendrore

Ministria izraelite e Mbrojtjes pretenduar se shumica e udhëheqësve të lartë të Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare Iraniane u vunë në shënjestër derisa ishin në një takim në selinë qendrore, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria izraelite e Mbrojtjes u theksua se ministri i Mbrojtjes, Yisrael Katz, u informua për sulmet.

Thuhet se Katz u takua me shefin e Shtabit izraelit Eyal Zamir, drejtorin e “Mossad”-it, David Barbea dhe zyrtarë të tjerë të lartë të sigurisë izraelite për të vlerësuar situatën.

Deklarata vuri në dukje se zyrtarët e sigurisë u informuan se shumica e komandantëve të lartë të Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare Iraniane u vunë në shënjestër në një seli nëntokësore.