Izraeli urdhëron shembjen e 23 ndërtesave në kampin e Jeninit

Forcat izraelite kanë lëshuar urdhra për shembjen e 23 ndërtesave në kampin e refugjatëve në Jenin, një tjetër valë shkatërrimi ndaj komuniteteve palestineze në veri të Bregut Perëndimor.

Sipas UNRWA-s, nga e premtja do të shemben plotësisht 12 ndërtesa dhe 11 të tjera do të dëmtohen pjesërisht. Kampi i Jeninit është goditur disa herë këtë vit nga operacione të tilla.

Urdhrat vijnë ndërsa ushtria izraelite po zgjeron ofensivën “Iron Wall”, e nisur në janar, me bastisje të gjera, vrasje dhe shkatërrim infrastrukture në Jenin dhe zonat përreth. /mesazhi