Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli vret dy palestinezë dhe plagos 18 të tjerë në Gaza, pavarësisht...

Izraeli vret dy palestinezë dhe plagos 18 të tjerë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Dy palestinezë janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur nga zjarri izraelit në Rripin e Gazës të shtunën, në një shkelje të re të marrëveshjes së armëpushimit, bëjnë të ditur burime mjekësore.

Sipas burimeve mjekësore që folën për Anadolu, një vajzë 11-vjeçare u qëllua për vdekje nga forcat izraelite në qytetin Beit Lahia, në veri të Gazës. Vajza ndodhej në një zonë të shpallur të sigurt, nga e cila ushtria izraelite ishte tërhequr sipas armëpushimit.

Në një incident tjetër, një grua 45-vjeçare u vra nga zjarri i ushtrisë izraelite në zonën Tal al-Dhahab të Beit Lahias.

Po ashtu, një palestinez tjetër u plagos pranë Spitalit Nasser në qytetin Khan Younis, në jug të Gazës, në një zonë nga e cila ushtria izraelite ishte tërhequr më herët, sipas një burimi mjekësor.

Burimet mjekësore theksojnë se këto sulme përbëjnë shkelje të drejtpërdrejtë të armëpushimit dhe rrezikojnë jetën e civilëve. /mesazhi