Ja arsyet e zbardhjes së hershme të flokëve

Fijet e bardha të flokëve nuk janë aq të zakonshme për gratë në të njëzetat  apo tridhjetat e tyre.

Por kjo mund të ndodhë në rininë e hershme. Edhe pse duket si jonormale, ajo duhet të merret si e tillë, pasi nuk ka diçka të jashtëzakonshme aty.

Arsyet e zbardhjes së flokëve, janë më kryesore, e të cilat i gjeni më poshtë:

1. Flokët thinjen për shkak të mungesës së pigmentit që u jep ngjyrë atyre – i njohur si melanina.
2. Arsye tjetër janë faktorët gjenetikë – nëse babai ose e ëma juaj ka pasur thinja në rini, lehtë mund të keni edhe ju.
3. Faktori i tretë është duhanpirja.
4. Faktori tjetër është stresi permanent./Mesazhi/