Ja çfarë është Bereqeti

Bisedë midis një zindiku-njeri pa fe, me Ibrahim bin Ed’hemin (Allahu e mëshiroftë!).
Zindiku i thotë Ibrahim bin Ed’hemit:
Bereqeti nuk egziston!
Ibrahimi ia kthen:
A nuk i ke parë qentë dhe bagëtitë?
Po, – i përgjigjet zindiku.
Ibrahimi i tha: Kush pjellin më shumë?
Zindiku i’u pergjigj:
Qentë pjellin deri në 7 këlyshë, kurse bagëtitë pjellin deri në 3 qengja.
Ibrahimi përsëri e pyet:
Nëse hedh shikimin rreth teje, kush janë më të shumtë në numër, bagëtitë apo qentë?
Zindiku i tha:
Po shikoj se më shumë janë bagëtitë sesa qentë.
Ibrahim bin Ed’hemi tha:
A nuk janë bagëtitë ato që therren për të nderuar mysafirin apo mikun ; a nuk janë ato që bëhen kurban (ditën e Kurbanit) dhe rasteve familjare?
Po, – i’u përgjigj zindiku.
Ibrahim bin Ed’hemi tha:
Ky është bereqeti.
Zindiku i tha:
Përse të jetë kështu?
(Përse bagëtitë janë me bereqet, kurse qentë jo!)
Ibrahim bin Et’hemi i tha:
Sepse bagëtitë flenë herët dhe zgjohen përpara sabahut, e arrijnë kohën e “mëshirës” dhe kështu mbi to zbret bereqeti.
Kurse qentë lehin tërë natën, kur afrohet sabahu pushojnë dhe flenë gjumë, kështu e humbasin kohën e “mëshirës” dhe i’u merret bereqeti…