Sipas parashikimeve të fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ditëve të fundit të muajit gusht, fusha ciklonike dhe masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, mund të depërtojnë edhe mbi rajonin tonë duke sjellur reshje shiu dhe rënie të temperaturave.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 7m/s.







