Jahja Sinwar rizgjedhet si shefi i Hamasit në Gaza

Jahja Sinwar është rizgjedhur si udhëheqës i krahut politik të Hamasit në Rripin e Gazës për një mandat të dytë katër-vjeçar, sipas zyrtarëve të grupit që drejton enklavën e rrethuar.

Zgjedhja e tij të Mërkurën vjen përpara zgjedhjeve legjislative Palestineze, votimi i parë Palestinez në 15 vjet.

Ismail Hanije, shefi i byrosë politike të Hamasit dhe udhëheqësi i përgjithshëm, e përgëzoi Sinwarin në një deklaratë.

“Angazhimi i lëvizjes për zgjedhje çdo katër vjet konfirmon besimin tonë të thellë në parimin e rotacionit të pushtetit,” tha ai. “Sot, lëvizja Hamas regjistroi një moment historik në historinë e saj dhe po zgjedh udhëheqësit e saj në Gaza në një mënyrë që reflekton vërtetësinë dhe legjitimitetin e fortë.”

Agjencia palestineze e lajmeve Maan citoi një burim të Hamasit të thoshte se Sinwar fitoi 167 nga 320 vota në Këshillin Shura të Gazas.

Sinwar është një ish anëtar i krahut të armatosur i cili kaloi më shumë se 20 vjet ne burgjet izraelite pasi u dënua për rrëmbimin dhe vrasjen e dy ushtarëve izraelitë. Ai u la i lirë në një shkëmbim të burgosurish në vitin 2011.

Hamas mori kontrollin e Rripit të Gazës në 2007, një vit pasi mundi në zgjedhje levizjën Fatah, partinë e Presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abaz. Që nga ajo kohë, Izraeli ka vendosur një bllokadë tokësore, ajrore dhe detare, të ndihmuar nga Egjipti fqinj.

Hamas e ka mbajtur pushtetin pavarësisht bllokadës, e cila ka shkatërruar infrastrukturën dhe ekonominë e Gazës. Rreth dy milion njerëz jetojnë në enklavën e mbipopulluar, e cila tani gjithashtu po përballet me një rritje të infeksioneve të koronavirusit. /Mesazhi.com