Japoni, gjendja e jashtëzakonshme në më shumë rajone për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

Në Japoni, për shkak se trendi në rritje në numrin e rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) vazhdon, tetë rajone të tjera janë shtuar në zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme të pjesshme në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria kombëtare zgjeroi gjendjen e jashtëzakonshme të pjesshme pasi dje për herë të parë numri i rasteve ditore tejkaloi mbi 15 mijë.

Pas vendimit rekomandues që dha bordi këshillimor për COVID-19 i qeverisë japoneze, në kuadrin e zbatimit të gjendjes së jashtëzakonshme u përfshinë rajonet Fukushima, Ibaraki, Tochigi, Gunma, Shizuoka, Aichi, Shiga dhe Kumamoto.

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga, në një konferencë për shtyp vuri në dukje se varianti Delta i virusit ka qenë efektiv në rritjen e numrit të rasteve në të gjithë vendin.

“Në metropolin e Tokios pandemia po përhapet në norma të pavërejtura më parë”, tha Suga, i cili theksoi se për këtë arsye është zgjeruar gjendja e jashtëzakonshme e pjesshme.

Dje në Japoni u regjistrua numri i më i lartë i rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë. Numri i rasteve për herë të parë shënoi rritje në mbi 15 mijë raste në një ditë.

Numri i rasteve gjithsej në vend ka arritur në 987.163 dhe numri i vdekjeve në 15.254, ndërsa 823 persona ndodhen në shërbimet e kujdesit intensiv. /aa