Jasir Asanin shpallet lojtari më i mirë në Korenë e Jugut për 2023

Jasir Asani ka bërë një sezon fantastik jo vetëm te Kombëtarja, por edhe në ekip. Futbollisti shqiptar është shpërblyer për performancat e mira me fanellën e Gwangju.

Këta të fundit tregojnë se Jasir Asani ka hyrë në formacionin ideal, i cili quhet si më i mirë i vitit 2023 për gjithë kampionatin në Korenë e Jugut.

Asani ka vazhduar me paraqitje fantastike edhe me kombëtaren shqiptare në ndeshjet e këtij muaji.