Jemen, 9 të vdekur nga të shtënat artilerike të rebelëve

Të paktën 9 persona e kanë humbur jetën pas një të shtëne artilerike të rebelëve Huthi në qytetin Ed-Dali në jug të Jemenit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve okularë, rebëlet kanë shtënë me artileri në fshatin Hixhlan, duke lënë të vdekur 9 persona dhe duke plagosur disa të tjerë.

Rebelët ende nuk kanë dhënë deklaratë në lidhje me rastin.

Jemeni është përfshirë nga konflikti që nga viti 2014, kur rebelët Huthi përmes një puçi ndaj qeverisë legjitime morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua në vitin 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë, që akuzojnë lëvizjen Huthi se janë në shërbim të Iranit, nisën një fushatë masive ajrore në Jemen që synonte të kthente territoret e marra nga rebelët.