Jensen: Rusia dhe Kina përpiqen të kenë më shumë pushtet në Ballkan

Jej Jensen

Rusia dhe Kina janë ndër aktorët kryesorë, por ka qeveri të tjera rajonale që po përpiqen të krijojnë më shumë pushtet dhe ndikim në Ballkan, kështu deklaron Jej Jensen, drejtor i komunikimit për Komandën e Operacioneve Aleate të NATO-s.

Ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thekson se e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur lajmeve të rreme është ndërtimi i rezistencës ndaj dezinformimit dhe forcimi i besimit në qeveritë kombëtare.

“Mendoj se po përballemi me sfida në fusha të shumta, ekonomike, ushtarake, informative. Kur flitet për luftën ‘informative’ është vetëm një komponent i një spektri konfliktesh dhe kontestesh në të cilat jemi në të vërtetë. NATO si aleancë nuk është në luftë, nuk kemi konflikt me askënd për momentin, por sigurisht që ka konkurrencë. Konkurrenca mes fuqive të tjera, si Rusia, ne jemi të shqetësuar edhe për grupet terroriste dhe prandaj duhet të jemi të përgatitur për këto sfida”.

Jensen më tej tha se ata sigurohen që trupat ushtarake të tyre të mbeten të mbrojtura nga këto gjëra, siç thotë ai, ata sigurojnë që qytetarët të kuptojnë se ata janë një aleancë mbrojtëse, janë profesionistë dhe sillen siç duhet për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve.

Epo, vëmë re ndikime të shumta në hapësirën informative të Ballkanit. Dhe siç e shohim në pjesë të tjera të Evropës, Rusia është mjaft aktive këtu dhe përsëri do të them që nuk është e fokusuar kryesisht në Ballkan, është një fokus dytësor për ta, por ata e dinë që ka tensione midis grupeve të caktuara këtu dhe ata po përpiqen t’i përkeqësojnë ato tensione, t’i manipulojnë ato, të bëjnë gjëra që do të shkaktojnë zemërim tek njëri apo tjetri grup dhe shpresojnë se kjo do të çojë në përçarje, protesta, zënka.

Jensen thekson se Maqedonia e Veriut është treguar si lidere në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve ushtarake dhe në mjedisin informativ. Një sinjal i dukshëm është mbajtja e konferences së madhe, e cila është ngjarja e parë e madhe me NATO-n, të cilën Maqedonia e Veriut e udhëheq si anëtarja më e re. /shenja