Ministrja izraelite e Informacionit, Galit Distel-Atbaryan, njoftoi dje vonë dorëheqjen nga posti, transmeton Anadolu.
“Kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti im si Ministre e Informacionit dhe falënderoj kryeministrin Benjamin Netanyahu për besimin që më ka dhënë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e saj.
Kjo shënon dorëheqjen e parë nga formacioni i qeverisë së Netanyahut që nga përshkallëzimi i fundit në Gaza.
“Kthehem t’ju shërbej nga Knesseti (parlamenti)”, shtoi ministrja, e cila është anëtare e partisë Likud.






