Ballina Lajmet Kosovë Jeton Koca jep dorëheqje nga pozita e prokurorit, KPK e miraton

Jeton Koca jep dorëheqje nga pozita e prokurorit, KPK e miraton

Prokurori në Prokuroinë Themelore në Prishtinë, Jeton Koca, ka dhënë dorëheqje. Ndërkohë që vendimi i tij është aprovuar me pesë vota pro gjatë mbledhjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Zëvendëskryesuesi i KPK-së, Dardan Vuniqi shprehu mirënjohjen për kontributin e Kocës në sistemin prokurorial në vend.

Prokurori special, Milot Krasniqi tha se është për keqardhje largimi i një prokurori profesional nga sistemi i drejtësisë.

Koca bëhet e ditur se ka dhënë dorëheqje për arsye personale, teksa nuk ka pranuar që t’i bëjë ato publike. Ai ka dorëzuar dorëheqjen e tij më 13 shkurt.

Gjithashtu gjatë mbledhjes është aprovuar edhe dorëheqja e Elza Bajrami – Kastratit nga pozita e zëvendëskryeprokurores në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas emërimit të saj si anëtare e KPK-së, sipas dispozitave ligjore në fuqi.