Johnson: Ushtria përgjegjëse për trajtimin e migrantëve në pikat kufitare

Ushtria britanike do të jetë përgjegjëse për trajtimin e numrit të anijeve që kalojnë Kanalin, në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar nga kryeministri Boris Johnson.

Ministria e Mbrojtjes do të marrë përsipër komandën e operacionit nga Forca Kufitare brenda disa javëve, sipas ‘The Times’ dhe ‘Daily Mail’.

Departamenti konfirmoi se qeveria po eksploron ‘çdo mënyrë’ për të parandaluar më shumë kalime, ndërsa Ministria e Brendshme tha se po prezantonte “ndryshime të nevojshme afatgjata”.

Ende nuk është dhënë një informacion më i detajuar sesi do të funksionojë plani.

Laburistët e akuzuan kryeministrin Johnson se, po përpiqej të hiqte vëmendjen nga rrëmuja totale në të cilën ndodhej, mes raportimeve të partive që shkelin ligjin anti-Covid , ndërsa aktivistët i cilësuan planet ‘mizore dhe çnjerëzore’.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se, “numra të papranueshëm individësh vazhdojnë të bëjnë kalimet e rrezikshme dhe vdekjet tragjike të nëntorit të kaluar shërbejnë si një kujtesë për t’i ndaluar ato”. /atsh