Joshua dhe Fury pranojnë ofertën, do të luftojnë për unifikimin e titujve të botës këtë verë

Anthony Joshua dhe Tyson Fury e kanë pranuar ofertën dhe do të luftojnë për unifikimin e titujve të botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.

Ka qenë promotori Eddie Hearn që ka thënë se të dy boksierët kanë pranuar që lufta të mbahet këtë verë, shkruan Sky Sports.

Tashmë fituesi i këtij dueli do të njihet si numri një në kategorinë e rëndë.

Hearn nuk e ka zbuluar datën dhe vendin ku do të zhvillohet meçi, por vetëm e ka konfirmuar se Joshua dhe Fury kanë arritur marrëveshje edhe për lokacionin.

“Të dy palët kanë pranuar ofertën për lokacionin. Tani po finalizojmë marrëveshjen dhe do të jemi në vend të mrekullueshëm”, ka thënë Hearn.

Arabia Saudite, SHBA-ja, Kina, Katari, Singapori, Dubai dhe Britania e Madhe janë prej vendeve ku mund të organizohet meçi, i cili do të mbahet në verë.

Anthony Joshua dhe Tyson Fury kan të gjithë titujt e botës në kategorinë e rëndë.