Ballina Sport Futboll Juventusi i fortë për Napolin, Zhegrova nuk luan

Juventusi i fortë për Napolin, Zhegrova nuk luan

Skuadra e Juventusit ka fituar derbin e xhiros së 22-të në Serie A të Italisë kundër Napolit.

Të dielën në Torino, Juventusi triumfoi me rezultatin 2:0, ku një gol e realizoi në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën.

Jonathan David realizoi në minutën e 22-të pas asistimit të kapitenit Manuel Locatelli dhe me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë.

Kenan Yildiz shënoi në minutën e 77-të pas asistimit të Fabio Mirettit për 2:0 kurse fitoren e Juventusit e vulosi rezervisti Filip Kostiq me golin e realizuar në minutën e 86-të.

Me këtë fitore, Juventusi tubon 42 pikë dhe ngrihet në pozitën e pestë kurse Napoli mbetet në kuotën e 43 pikëvetë mbledhura.

Te Juventusi në këtë përballje nuk u inkuadrua fare Edon Zhegrova që qëndroi në stol dhe kjo është ndeshja e dytë rresht që trajneri Luciano Spalletti nuk e aktivizon fare.

Në anën tjetër, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani mungoi te kampioni në fuqi i Italisë për shkak të lëndimit.