Kafeja mund të zvogëlojë rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje, zbulon një studim i ri

Nëse keni menduar që të hiqni dorë nga pirja e kafesë në mëngjës, lexoni këtë artikull para se të merrni këtë vendim.

Një studim i fundit, ka gjetur se kafeja parandalon një sëmundje nga e cila preken sot një numër i madh i njerëzve në botë.

Sipas shkencëtarëve, ky informacion është i rëndësishëm për njerëzit në të dyzetat dhe të pesëdhjetat e tyre.

Sipas një studimi të botuar në revistën Frontiers in Aging Neuroscience, konsumi më i lartë i kafesë lidhet me një rrezik më të ulët të dëmtimit të kujtesës, i cili edhe i paraprin sëmundjes së Alzheimerit.

Përgjatë dhjetë vjetësh, studiuesit studiuan zakonet e konsumimit të kafesë dhe shëndetin kognitiv të 227 të rriturve australianë normalë të moshuar.

Ata gjetën se pirja e kafes kishte ndihmuar ata që të zvogëlonin rrezikun për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit.

Sipas studiuesve, procesi ka të ngjarë të lidhet me mënyrën se si kafeja parandalon grumbullimin e amiloidit. Pllakat amiloide janë forma të pllakave që dëmtojnë neuronet në tru dhe shoqërohen me sëmundjen e Alzheimerit dhe dëmtimin kognitiv. Është lidhur gjithashtu me një reduktim të vëllimit të hipokampusit, pjesës së trurit që formon kujtesën.

Sipas Andrea Dunn, RD, një dietologe në departamentin e gastroenterologjisë, hepatologjisë dhe ushqimit të Cleveland Clinic, kafeina luan rol të madh në kujtesë.

“Kafja përmban rreth një mijë përbërës të ndryshëm botanikë dhe është burimi i vetëm më i mirë i antioksidantëve në dietën amerikane,” thotë ajo, duke vënë në dukje se hulumtimet kanë lidhur përbërësit në kafe me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve si diabeti i tipit 2, sëmundjet e mëlçisë dhe disa lloje të kancerit.

Moderimi është thelbësor, ashtu siç është me ushqimet dhe pijet e tjera. Një studim që shqyrtoi të dhënat nga mbi 350,000 njerëz zbuloi se konsumimi i një deri në dy filxhanë kafe në ditë lidhej me përfitimet për shëndetin e zemrës, por se përfitimet u zbehën me rritjen e sasisë së kafesë së konsumuar.

Marrja e kafeinës duhet të kufizohet në 400 mg në ditë në të gjitha pijet.