Kalon propozimi i LDK-së i cili ndryshon projektligjin për demarkacionin

Propozimi i LDK-së për tu ndryshuar projektligji për demarkacionin, ka marrë shtatë vota pro në Komisionin për Punë të Jashtme. Votën e shtatë e ka dhënë deputeti i Nismës Social-demokrate, Zafir Berisha.

“Ky do të shkojë si amandament i Komisionit tonë që neni 3 i projektligjit të riformulohet. Pjesë përbërëse e këtij ligji janë: Marrëveshja e nënshkruar për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi në Vjen më 26 gusht 2015, deklarata e dy presidentëve atij të Malit të Zi dhe të Kosovës, si dhe paragrafi 2 dokumentacioni zyrtarë për orientim që e ka prodhuar Komisioni Shtetëror”, ka sqaruar kryesuesja e këtij Komisioni, Vjosa Osmani, raporton lajmi.net.

Pika e fundit e këtij propozimi është kundërshtuar nga anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.