Ballina Lajmet Kosovë Kamioni goditi 7 vetura të parkuara – detaje nga aksidenti në Podujevë...

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara – detaje nga aksidenti në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

Një person shtetas i Serbisë, ka vdekur mbrëmë në një aksident që ka ndodhur në Podujevë në rrugën “Skënderbeu”.

Sipas Policisë së Kosovës në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku më pas kamioni ka goditur 7 vetura që kanë qenë të parkuara.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të parkuara në të cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i kamionit mashkull -shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24- orësh.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.