Kampi i refugjatëve në Jabalia është “shkatërruar plotësisht”

Drejtori i mbrojtjes civile të Gazës raporton se kampi i refugjatëve Jabalia është “shkatërruar plotësisht” nga bombardimet izraelite.

“Këto ndërtesa strehojnë qindra qytetarë. Forcat ajrore të pushtimit e shkatërruan këtë lagje me gjashtë bomba të prodhuara nga SHBA. Është masakra e fundit e shkaktuar nga agresioni izraelit në Rripin e Gazës”, u tha Ahmad al-Kahlout gazetarëve jashtë një spitali në Khan Younis.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë menjëherë për të ndaluar Izraelin para se të jetë tepër vonë.”

Nuk dihet menjëherë se sa njerëz janë vrarë apo plagosur nga bombardimet. /mesazhi