Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Anita Anand, ka dënuar dhunën e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë sulmet e fundit ndaj diplomatëve evropianë.
Në një deklaratë të publikuar të dielën, Anand e cilësoi të papranueshëm sulmin në fshatin Taybeh.
“Ky sulm i papranueshëm në Taybeh është pjesë e një modeli më të gjerë të dhunës së kolonëve, që kërcënon komunitetet palestineze dhe dobëson përpjekjet për paqe”, deklaroi ajo. /mesazhi





