Kanadaja ndalon përdorimin e TikTok në pajisjet e punonjësve shtetëtore

Sipas National Post, TikTok do të hiqet dhe do të ndalohet përdorimi i tij në pajisjet shtetërore të Kanadasë. Rregulli i ri pritet të hyjë në fuqi që prej datës 1 Mars.

Kanadaja raportohet se është bërë vendi i radhës që dëbon përdorimin e TikTok në pajisjet shtetërore. Qeveria federale Amerikane dhe disa vende të Bashkimit Evropian më herët marrë masa duke mos lejuar punonjësit të përdorin aplikacionet në pajisjet e punës.

Sipas National Post, TikTok do të hiqet dhe do të ndalohet përdorimi i tij në pajisjet shtetërore të Kanadasë. Rregulli i ri pritet të hyjë në fuqi që prej datës 1 Mars.

Shqetësimet e qeverisë Kanadeze duket të jenë të njëjta me ato të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, ajo se qeveria Kineze mund të fitojë akses në të dhënat e qytetarëve Kanadezë përmes TikTok.

Rrjeti social shumë popullor është në pronësi të ByteDance, një kompanie që operon në Kinë, vend i cili ka rregulla strikte që detyron kompanitë të ndajnë të dhënat me autoritetet kur kërkohet.

ByteDance ka refuzuar pretendimet se qeveria Kineze mund të kërkojë akses në të dhënat e përdoruesve të huaj të TikTok. Kompania thotë se të dhënat e përdoruesve Kanadezë ruhen në qendrat e të dhënave në SHBA dhe Singapor.

/PCWorld Albanian