Kancelarja gjermane Angela Merkel nesër do të zhvillojë vizitë pune në Turqi me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Zyrës turke për Komunikime thuhet se marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Gjermanisë do të diskutohen në takimet në Stamboll si dhe hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e bashkëpunimit.
Po ashtu është planifikuar të diskutohen çështjet rajonale dhe globale, përfshirë marrëdhëniet midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian dhe zhvillimet në Libi, Siri dhe Afganistan. /aa





