Kane konfirmon se do qëndrojë te Tottenham

Sulmuesi Harry Kane ka konfirmuar qëndrimin te Tottenham.

Që nga fillimi i verës, anglezi ishte i hapur për kalimin te Manchester City, por presidenti i klubit Daniel Levy refuzoi të gjitha ofertat, transmeton lajmi.net.

Tani, edhe Kane është bindur, ngase përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar se nuk do largohet këtë verë.

“Ishte e pabesueshme të shoh tifozët e Spurs të dielën dhe të lexojë disa nga mesazhet për mbështetjen që kam pasur javët e fundit.

Do qëndrojë të Tottenham këtë verë dhe do fokusohem 100 për qind që t’i ndihmojë skuadrës të arrijë suksesin”, shkroi ai.