Kapet sasi rekord heroine në Australi, sekuestrohen 450 kg me vlerë 104 mln $

Agjencitë policore në Australi njoftuan të shtunën se kanë sekuestruar ngarkesën më të madhe me heroinë të kapur ndonjëherë në vend, me vlerë 104 milionë dollarë amerikanë.

Ngarkesa prej 450 kilogramë, e rëndë sa një piano e madhe, u zbulua në një kontejner që po transportohej nga një anije e nisur nga Malajzia dhe ishte e fshehur mes tjegullave qeramike.

“Policia federale australiane dhe agjencia e kontrollit kufitar kanë sekuestruar ngarkesën më të madhe të heroinës në Australi, plot 450 kilogramë. Që të keni një ide, 450 kilogramë heroinë mund të ndahen në miliona e miliona doza. Ndaj, janë miliona doza heroinë që nuk kemi lejuar të shkojnë tek qytetarët tanë”, tha Krissy Barret, komisare e policisë federale australiane.
Agjentët e policisë arrestuan një person, një shtetas malazez, por nuk bënë të ditur identitetin për arsye të sigurisë së familjes së tij.

Personi në fjalë u akuzua për importin dhe zotërimin e sasisë së madhe të drogës dhe sipas autoriteteve, ai rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbulimin e porositësve të drogës dhe burimin prej nga ishte dërguar ajo. /euronews