Kartat e ardhshme grafike RTX 4060 e Nvidia mund të zhgënjejë shumë përdorues

Mbase informacioni më goditës është ai se RTX 4060 mund të ketë vetëm 8GB VRAM përballë gjeneratës së kaluar RTX 3060 që kishte 12GB VRAM por aq sa RTX 3070.

Ndërsa informacione të shumta kanë rrjedhur rreth RTX 4070, spekulimet tashmë për RTX 4060 kanë filluar dhe shihet si një prej kartave grafike më të rëndësishme të linjës së re Ada Lovelace.

Informatori i njohur dhe i besueshëm kopite7kimi në rrjetin social Twitter zbuloi detajet më të fundit për RTX 4060 dhe që duket shumë i ngjashëm me variantin për laptopë.

Mbase informacioni më goditës është ai se RTX 4060 mund të ketë vetëm 8GB VRAM përballë gjeneratës së kaluar RTX 3060 që kishte 12GB VRAM por aq sa RTX 3070.

Disa modele të viteve të fundit kanë ngritur pyetjen sesa memorie VRAM nevojitet për një kompjuter gaming. Analizat e bëra zbulojnë se loja Hogwarts Legacy konsumon 10GB VRAM për shumicën e përdoruesve dhe deri në 14GB VRAM me ray-tracing të aktivizuar sipas TechPowerUP.

Dead Space ka probleme me kartat grafike nën 12GB VRAM.

Ndërkaq RTX 4060 mund të përfundojë lehtësisht si kartat grafike më e shitur e arkitekturës së re Ada Lovelace.

Ajo që është më shqetësuese për përdoruesit ka të bëjë me numrin e bërthamave CUDA, numrin e bërthamave Tensor, bërthamave ray-tracing dhe TDP që janë identike me versionin laptop.

Madje përdor të njëjtën pllakë grafike AD107 dhe janë specifika më të ulëta sesa RTX 3060 për desktop duke vënë në pikëpyetje performancën e pasardhësit.

Frekuencat dhe çmimet mbeten një enigmë ndërsa kujtojmë se RTX 3060 debutoi për 330 dollarë edhe pse u shit shumë më tepër sesa aq. /PCWorld Albanian