Kastrati pranon humbjen, uron kundërkandidatin

Kryetari aktual i Kamenicës, Qendron Kastrati, e ka pranuar humbjen kundrejt kandidatit të LVV-së, Kadri Rahimaj.

Përmes një statusi në Facebook, i ka uruar kundërkandidatit fitoren dhe i ka uruar suksese.

Ky është statusi i tij i plotë:

Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionerët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave!

I uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese!

Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat.

Të gjithë ata që na kanë mbështetur, të gjithë ata që na kanë votuar, përultësisht ju falemnderit!

Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua!