Katalonia “shënon” një tjetër fitore ndaj Spanjës, ia mposht edhe Real Madridin

Girona ka befasuar Real Madridin në La Liga.

Në përballjen e zhvilluar në stadiumin ‘Municipal de Montilivi’ para 13 mijë tifozëve, skuadra e Gironas ka befasuar Real Madridin, duke e mposhtur 2:1.

Kjo ishte humbja e dytë e Real Madridit këtë edicion në dhjetë ndeshje.

Real Madridi gjeti i parë epërsinë kur shënoi me Iscon në minutën e 12’.

Vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, duke shënuar me Stuanin në minutën e 54’ dhe Portu në minutën e 58’.