Katari dhe Emiratet po u bëjnë thirrje aleatëve që të bindin presidentin amerikan Donald Trump për ta shkurtuar luftën me Iranin, mes shqetësimeve se rezervat e sistemeve të mbrojtjes ajrore po pakësohen, raportoi Bloomberg.
Sipas një analize të brendshme të cituar nga Bloomberg, rezervat e Katarit të raketave interceptuese Patriot mund të zgjasin vetëm edhe katër ditë nëse sulmet iraniane vazhdojnë me të njëjtin intensitet.
Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe thuhet se kanë kërkuar ndihmë për mbrojtje ajrore me rreze të mesme veprimi, ndërsa Katari e konsideron kërcënimin nga dronët më të madh sesa ai nga raketat balistike.
Burime të cituara në raport bëjnë të ditur se të dy vendet po punojnë për krijimin e një koalicioni diplomatik me qëllim bindjen e Uashingtonit për t’i dhënë fund konfliktit përmes negociatave. /mesazhi





