Katër gjëra e zhveshin njeriun nga atraktiviteti i tij etik

Hoxhë Halil Avdulli

Intoleranca, sepse mendja që nuk duron tjetrin zakonisht nuk duron as të vërtetën.

Pasiguria e brendshme, që shpesh maskohet si bindje absolute.

Banaliteti, kur njeriu merret me të parëndësishmen dhe mendon se po mbron parime të mëdha.

Vogëlsia shpirtërore, që shfaqet kur dinjiteti personal ushqehet me nënçmimin e të tjerëve.

Është e vështirë të jesh tërheqës kur je fanatik, i dobët në karakter, i vogël në shpirt dhe nuk bën gjë tjetër veçse nënçmon të tjerët.