Kënaqësia që buron prej njohjes së vërtetë të Zotit

Çdo atribut i joni merr kënaqësi për atë qëllim që është krijuar: Pra epshi kenaqet me përmbushjen e dëshirës, hidhërimi me hakmarrjen, syri me shikimin e gjërave apo objekteve të bukura dhe veshi me dëgjimin e tingujve të harmonizuar.
Funksioni më i madh i shpirtit të njeriut është perceptimi i të vërtetës.
Edhe në çështje të papërfillshme si të mësuarit e shahut, kjo ndodh njëjtë dhe sa më e madhe të jetë çështja aq më i madh është përftimi i kënaqësisë.
Një astronom i cili, me anë të diturisë së tij mund të hedhë në hartë yjet dhe të përshkruajë kursin e tyre, arrin kënaqësi më të madhe prej diturisë së tij sesa lojtari i shahut prej dijës.
Duke parë pra, se asgjë nuk është me e madhe se Zoti, sa e madhe mund të jetë kënaqësia që buron prej Njohjes së vërtetë të Tij.!
————
Ebu Hamid el-Gazali